“Gërdeci”, shtyhet dëshmia e Patrik Henrit
TIRANE-Gjykata e Tiranës vendosi sot mes debatesh te shumta që dëshmia e Patrik Henri, administratori i kompanisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC) për cështjen “Gërdeci” të dëgjohet më 15 Prill.
Dëshmia pritej të dëgjohej sot, por Gjykata e Tiranës deri më 28 Shkurt, nuk pati asnjë konfirmim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë se po dërgonte këtë dëshmi.
Ndërkohë në seancën e sotme avokatët kanë kërkuar përjashtimin e 5 ekspertëve kontabël dhe përcaktimet e tyre pasi sipas avokatëve, përcaktimet e ekspertëve kontabël kanë konflikt interesi.
Ndërkohë ekspertët kishin përgatitur 140 pyetje për të pandehurit, por që nuk u ezauruarn nga ana e eksperëtve pasi dinamika e pyetjeve dhe përgjigjet e tyre kanë patur diskutime të shumta në sallën gjyqësore.
Po, kështu Ylli Pinari, një nga të pandehurit e cështjes (aktualisht i liruar nga qelia, me arrest shtëpie) kërkoi nga ana e akuzës, kujdes në shqyrtimin e cështjes, pasi sic tha ai, për disa urdhra për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec nuk janë përdorur firmat e tij. “Mos hidhni baltë mbi emrin tim”, theksoi Pinari kundrejt prokurorëve.
Lidhjet e Gerdecit me SAC
Një vit më parë, për Prokurorinë shqiptare mbërriti nga Amerika dëshmia e Patrik Henry, administratorit të kompanisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc”. Në dëshminë e tij, Henry ka shpjeguar se sipas tij ka realizuar biznes të rregullt për demontimin e municioneve dhe nuk ka shkelur asnjë ligj.
Me 28 dhjetor 2007, kompania e Henry, “Southern Ammunition Company Inc” ka nënshkruar një kontratë me ndërmarrjen shtetërore MEICO, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte të drejtën të ç’montonte dhe demilitarizonte municionin luftarak të blerë.
Vlera monetare e kontratës së shitblerjes mes MEICO-s dhe SAC-it kapte shifrën e 582.326 dollarëve amerikanë. Tri ditë më vonë, “SAC” ia ka shitur arsenalin ushtarak kompanisë shqiptare, “Albademil” sh.p.k, me administrator Mihal Delijorgjin. Marrëveshja mes Patrick Henry dhe Mihal Delijorgjit është nënshkruar me 31 dhjetor 2007. Në dëshminë e tij para një viti, Henry ka sqaruar pikërisht marrëveshjet e nënshkruara me MEICO-n dhe Delijorgjin.
Tashmë në gjyqin për Gërdecin pritet dëshmia e Patrik Henryt që prej muajsh po vonohet.
Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë shqiptare. Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë vuri nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare.
Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit gjykohen në gjëndje të lirë. Pasi pak ditë më parë Delijorgji, Pinari, Ngjeci dhe Minxolli u liruan nga burg pasi kishin skaduar afatet e paraburgimit.
(d.b/BalkanWeb)