E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore Berisha: Kandidaturat gati në fillim të marsit

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministër i vendit, fton strukturat drejtuese të partisë të angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore brenda standardeve ndërkombëtare.

Në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së zoti Sali Berisha deklaroi se “10 ditëshi i parë i marsit do të shënojë finalizimin përfundimtar të kandidaturave për zgjedhjet vendore.”

Ai ftoi strukturat drejtuese të angazhohen në të përmbushin këtë stad të rëndësishëm që ka të bëjë me formimin e koalicioneve si dhe në përzgjedhjen e kandidaturave.

ME SHUME GRA NE PUSHTETIN VENDOR
Kryeministri vuri theksin në rritjen e përfaqësimit të gruas në pushtetin vendor.
“Ftoj strukturat drejtuese të PD-së të shqyrtojnë me sensin e plotë të përgjegjësisë dhe barazisë, mbështetjen e kandidaturave të zonajve dhe zonjusheve, në përputhje me meritën. Por në asnjë rrethanë nuk duhet që ato të spostohen për shkak të patrialkisë dhe të qëndrimit të bazuar në patrialkinë, muri i vërtetë që pengon emancipimin e plotë të shoqërisë.”- nënvizoi Berisha.

KOALICION ME TE GJITHA MINORANCAT
Gjithashtu ai u ndal dhe në formimin e koalicioneve  ku “Është e domosdoshme që të ketë një përfaqësim sa më të gjerë, dhe një përfaqësim të gjitha minorancave të cfarëdo lloji të jetë “

“Kërkoj nga ju dhe të gjitha strukturat e PD-së të dëshmojnë vullnet të plotë, gadishmëri të plotë për koalicionet më të gjera më të mira të mundshme në të mirë të tyre. Sot është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të ofrojmë qytetarëve vlerat më të mira të komuniettit të tyre, dhe tu garantojmë se ato kanë një shpërndarje në të cilën sigurisht që PD ka përqindjen e vetë më të madhe por jo të gjithën.

TUNELI TIRANE- ELBASAN ME 3 MARS HAPEN OFERTAT
Gjatë mbledhjes Kryeministri informoi gjithashtu se më 3 mars do të hapen ofertat ekonomike për tunelin Tiranë- Elbasan, punimet e së cilës, sipas Berishës “do zgjasin 18 muaj dhe në inagurimin e tij do ftonte dhe grupin antitunel”
Zoti Berisha pranoi se është një investim “me kosto të lartë,por dhe rëndësia e tij është jetike”. Sipas Berishës “Ky tunel dhe kjo autostradë përbën segmentin më të rëndësishëm të dy koridorreve më të mëdha, Korridorit të 8 dhe Korridorit të “Boshtit të Jugut”.
Kryeministri tha se tuneli "do ndërtohet në parametrat më të shkëlqyer" dhe se "kompanitë e angazhuara janë ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në botë."
Kryetari i Partisë demokratike informoi se koha e ndërtimit do ishte 18 muaj dhe parashikoi inagurimin në fillim të vitit 2013,  një vit ky elektoral për zgjedhjet parlamentare.  Berisha tha duke qeshur se në këtë ceremoni do ftonte dhe "grupin antitunel, sepse dhe ata do u duhet të kalojnë tunelin për të shkuar në  Elbasan."
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›