E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Meksi: Kriza ekonomike po thellohet



Opozita paralajmëron thellim të krizës ekonomike në Shqipëri. Deputetja Ermelinda Meski tha gjatë një konference për shtyp se pritet të ketë rritje çmimesh, si pasojë e politikave të Qeverisë. “Shifrat e fryra të eksporteve modeste shqiptare, për shkak të bujarisë së motit dhe eksportit të energjisë elektrike, nuk mund të mbulojnë të vërtetën e thellimit të deficitit tregtar që reflektohet dhe preket çdo ditë nga qytetarët në kursin e këmbimit të euros ndaj lekut. Rritja e çmimit të energjisë, veç faturave të rritura për qytetarët, do ketë efekt zinxhir në koston e shumë mallrave të tjera të konsumit të prodhuara në Shqipëri, duke ulur konkurrueshmërinë e tyre dhe të bizneseve shqiptare, ndërkaq do vazhdojë më tej rritja e çmimeve prej zhvlerësimi i monedhës, që ka si shkak rritjen e borxheve. Borxhet të shtrenjta, si borxhi i brendshëm, ashtu dhe i jashtëm, do të sjellin së shpejti rritjen e taksave nga Qeveria dhe uljen e investimeve publike, që nënkupton rrudhje të ekonomisë, më pak vende pune dhe më shumë varfëri. Statistikat flasin për një ulje të punësimit në një kohë që plani i famshëm i Ilir Metës dhe premtimet e bujshme të PD për mijëra e dhjetëra mijëra vende të reja pune janë bërë tashmë pluhur e hi” tha Meksi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›