E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon Rregullorja, PD merr shumicën në komisione



Maxhoranca e djathtë pa praninë e opozitës ka votuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, duke i dhënë të drejtë marrjes së shumicës në komisionet parlamentare. Kështu është ndryshuar rregullorja për t’i dhënë të drejtën Kuvendit që të ketë jo më dy, por tre apo më shumë nënkryetarë. Meqënëse maxhoranca ka 60 deputetë, pasi ministrat me mandat deputeti nuk marrin pjesë në komisione, PD-ja ndërmori një ndryshim të tillë, për të shmangur mungesën e maxhorancës në komisione. “Si rregull deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm, në respektim të raporteve shumicë parlamentare dhe opozitë, deputetë të caktuar mund të jenë anëtar të jo më shumë se dy komisioneve të përhershme. Deputetët mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve të tjera por pa të drejtë vote”, është propozimi i miratuar për nenin 20 të Rregullores. Pas kësaj, PD-ja ka shtuar ndjeshëm të gjithë numrin e deputetëve në të gjitha komisionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›