PS: Ministria e Bujqesise, ose deshtimi i saj
Ministria e Bujqesise nuk e permbush misionin e saj, per te garantuar kontrollin e cilesise se inputeve bujqesore ne treg, qe demtojne rende punen dhe ekonomine e fermereve shqiptar. Kjo eshte deklarata e bere dje, nga nensekretari per programin politik ne Partine Socialiste, Ervin Bushati. Ne nje konference per shtyp, Bushati vleresoi se "pasojat e funksionimit te manget te strukturave shteterore kane ndikim te drejtperdrejte ne uljen e siperfaqes se kultivuar dhe prodhimtarise, duke sjelle deshtimin e pritshem te nje investimi te arritur me aq mund dhe sakrifice".
Sipas zyrtarit socialist, shkaktare te kesaj situate jane, shkaterrimi pothuajse i plote i strukturave kontrolluese te bujqesise ne varesi te ministrise, mungesa e zbatimit te ligjit perkates dhe funksionimi normal i inspektorateve te ngritura me pare per te kryer kete mision dhe ndikimi i dukshem i monopoleve ne tregun e inputeve ne bujqesi. "Ne programin e ri qeverises, Partia Socialiste parashikon nje orientim bujqesor te strukturuar, qe do te nxjerre fshatin nga ngerci i pafund ekonomik", ishte premtimi i bere nga nensekretari per programin politik te Partise Socialiste.