E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paja njihet me akuzat dhe masen e sigurise

TIRANE - I shumekerkuari, Ilir Paja, njihet me akuzat dhe masen e sigurise. Nje perfaqesues i togave te zeza, nje perfaqesues i Prokurorise se Krimeve te Renda dhe perfaqesuesi i mbrojtjen ka ne zhvilluar seancen e vleresimit te mases se sigurise ne Spitalin Ushtarak. Pasi eshte njohur me akuzat dhe masen e sigurise i shumekerkuari ka preferuar te heshte para paleve, por mbrojtesi i tij ka kerkuar nje mase me te lehte. Kerkesa e cila eshte hedhur poshte nga togat e zeza. Burime zyrtare nga organi i akuzes bejne te ditur se 35-vjecari Ilir Paja akuzohet nga prokuroria italiane per vrasje, trafik droge, dhune seksuale, rrembim personi dhe shfrytezim prostitucioni. Sipas burimeve nga policia mesohet se Paja kerkohet per vrasje ne Gjermani, dyshohet per nje tjeter, ndersa u kap se bashku me nje shqiptar ne apartamentin e tij. Ne pak dite kane mberritur ne Shqiperi dy grupe hetuesish nga Italia. I pari ka mundur te zbuloje vendndodhjen e te shume kerkuarit nga drejtesia e shtetit fqinj Ilir Paja, madje te arrije deri ne ndalimin e tij. Ndersa grupi i dyte kane mberritur nje dite pas arrestimit te Pajes, per ti ardhur ne ndihme kolegeve te tyre. Nderkohe qe Paja ka refuzuar qe te merret ne pyetje nga policia shqiptare dhe as nga ato te huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›