E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Mocion debati me Kryeministrin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi me ngulm thirrjen urgjente të Kryeministrit në një seancë të Kuvendit. "Vendimi i grupit parlamentar socialist sot, lidhet me skandalin më të fundit që ka shpërthyer në vend, e që ka implikuar direkt Kryeministrin e vendit dhe qeverinë e tij", tha kryetarja e grupit, Valentina Leskaj. Ajo theksoi se një qeveri e ngritur mbi themele korrupsioni dhe parash të pista, të mbajtura në këmbë nga këto lidhje korrupsioni në kurriz të shqiptarëve të varfër. "Në këto kushte, grupi socialist vendosi të thërrasë në Parlament Kryeministrin, në një mocion për debat, ku të japë shpjegime mbi lidhjet e tij e të familjes së tij biologjike e politike, me përfaqësues të aferave më të errëta në Ballkan", theksoi Leskaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›