Rama: Berisha, tutor i korrupsionit
Edi Rama nuk ngurroi dje ta cilësonte Kryeministrin Sali Berisha si tutor të korrupsionit. Në një komunikim me median, ai konstatoi se doli në dritë një tjetër hallkë e korrupsionit qeveritar që i ka lidhur këmbët Shqipërisë. "Burimet e pavarura të informacionit na dhanë të tjera prova drithëruese të kapjes së shtetit nga klani i Kryeministrit dhe nga klientët e pushtetit të korruptuar të Sali Berishës", tha Rama. Sipas tij, në dritë kanë dalë fijet që lidhin me Shqipërinë, me klanin kryeministror e me Sali Berishën personalisht, një personazh të akuzuar për të gjitha të zezat në rajonin tonë. "Veprimtaria e paligjshme, me qëllim fitimi e këtij rrethi njerëzish, na tregoi se ka nisur që me krijimin e qeverisë së votuar më 3 korrik të vitit 2005 për të luftuar korrupsionin", insistoi Rama. Lideri i opozitës mendon se grabitja e fondeve publike përmes projektit të rrugës Durrës - Kukës, shpërthimi i Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm dhe aktiviteti i paligjshëm ekonomik në bashkëpunim me këtë marifetçi të spikatur të botës së korrupsionit ballkanik, janë prova ulëritëse. Në këtë aspekt, Rama theksoi, se këto janw prova të vizionit, misionit dhe aksionit qeverisës të Sali Berishës, i cili, siç tregojnë faktet e bëra publike, e ka vënë qeverinë e Shqipërisë në shërbim të interesave ekonomike të klanit të tij që javën e parë të punës.
Rama këmbënguli se motivi i punës së kësaj qeverie është: "Të ushtrojmë pushtetin për të bërë para dhe të bëjmë para për të mbajtur pushtetin". Kreu socialist e vuri theksin te fakti se ky personazh i prangosur në Bosnjë ka regjistruar disa kompani të përbashkëta me klanin kryeministror dhe, mesa duket, nga gjurmët e mbetura në dokumente origjinale, ka kryer së bashku me njerëz të besuar të Sali Berishës operacione të paligjshme ekonomike. Dalja në dritë e kësaj hallke tjetër të zinxhirit të rëndë të korrupsionit qeveritar, tha ai, tregon se as grabitja e fondeve publike nga rruga Durrës - Kukës, as punishtja e vdekjes në Gërdec, ku për qëllime fitimi u shpërdorua detyra shtetërore dhe vetë emri i Shqipërisë, me pasojë humbjen e jetës së 26 të pafajshmëve, nuk janë të shkëputura nga një skenar i kapjes së shtetit "dhe i ngritjes së një sistemi klanor korrupsioni që ka si tutor Kryeministrin Sali Berisha", u shpreh Rama. Partia më e madhe e opozitës thotë se gjurmët e nxjerra në dritë nga shtypi mbi këtë aktivitet tronditës për shtetin flasin qartë për një qeveri të orkestruar nga interesat e botës së fitimeve të paligjshme dhe çojnë tani për tani drejt Lulzim Bashës, ministrit pa imunitet të Sali Berishës. "Pyetja që unë ngre sot në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një shtet të së drejtës, është: kur do të thirret përpara organit të akuzës kjo lule e fushatës antikorrupsion e vitit 2005", tha Rama. Teksa shtoi se Basha sot endet rrugëve të botës pa imunitet për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ndërkohë bën një rrugë e dy punë, nga njëra anë flet për punët e jashtme të vendit tonë të përbashkët me të mëdhenjtë e botës dhe, nga ana tjetër, kujdeset për punët e brendshme të klanit Berisha me Fazlliçët e interesave të paligjshme. Rama shtroi pyetjen se kur do të ndërhyjë prokuroria për të marrë në zotërim dokumentet e bëra publike nga shtypi dhe për të hetuar në thellësinë e kanaleve që lidhin marifetçiun e prangosur në Bosnjë, me klanin Berisha. Për të zbardhur, konstatoi ai, aktivitetin e këtyre kompanive, të cilat kanë gjeneruar shuma të mëdha parash me destinacion Qipron, ku çuditërisht, ose aspak çuditërisht, çojnë edhe gjurmët e trafikut të armëve.