PS: Nismë ligjore për dëmin e fermerëve
Grupi parlamentar i PS-së do ndërmarrë një nismë ligjore për të ndihmuar në dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga fara e skaduar e misrit. Deputeti Taulant Balla, i kërkoi fermerëve që përmes dy numrave telefonikë të japin të gjitha të dhënat mbi masën e dëmtimit të tyre nga fara e skaduar e misrit. "Mbi bazën e të dhënave të mbledhura nga deklarimet e vetë fshatarëve, specialistët tanë, do të përllogarisin dëmin e shkaktuar në total si dhe dëmshpërblimin që i takon çdo familjeje", tha Balla. Sipas tij, grupi parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të ndërmarrë të gjitha iniciativat ligjore, që do të garantojnë dëmshpërblimin e të gjitha familjeve fshatare të dëmtuara.