Bashkëshorti i Benazir Bhuttos fiton Presidencën e Pakistanit
Asif Ali Zardari, bashkëshorti i ve i ish-kryeministres së vrarë, Benazir Bhutto dhe një politikan me pak eksperiencë në qeverisje, u zgjodh dje President i Pakistanit.
Adhuruesit e Partisë së Popullit në Pakistan festuan fitoren e marrë me shumë lehtësi dhe me diference të ndjeshme nga dy kandidatët e tjerë. Rezultatet e votimit në dy dhomat e Parlamentit dhe tre nga katër asambletë provinciale treguan se z. Zardari do të ishte pa dyshim Presidenti i ardhshëm i vendit. Ai siguroi 482 vota nga gjithsej 702. Zardari do të pasojë Pervez Musharrfain, i cili dha dorëheqjen më 18 gusht, nën kërcënimin se do të përballej me gjykimin. Pas votimit, Zardari, i veshur me xhaketë të bardhë dhe veshje tradicionale pakistaneze, u takua me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë së Popullit për të ngrënë së bashku Iftarin e Ramazanit. Zardari, mes dy vajzave të tij adoleshente Bakhtauar dhe Asifa, tha se do të ndiqte filozofinë demokratike të gruas së tij, znj. Bhutto. “Parlamenti do të jetë sovran. Ky president do t’i nënshtrohet Parlamentit”, tha ai. sipas “New York Times’, zgjedhja e Zardarit në Presidencë, ku ai do të ketë fuqi të mëdha përfshirë, edhe atë për të shpërbërë Parlamentin dhe emërimin e kryekomandantit të ushtrisë pakistaneze, u bë me aprovimin e pashprehur të Shteteve të Bashkuara. Zardari ka premtuar luftë të ashpër kundër talibanëve dhe ekstremistëve të Al Kaedës të strehuar në zona fisnore për të organizuar sulme kundër NATO-s dhe trupave amerikane në Afganistan.