Kush është presidenti i ri
Asif Ali Zardari, 53 vjeç, ka kaluar 11 vite në burg mbi akuza korrupsioni, të cilat nuk janë provuar kurrë. Pas vrasjes së znj. Bhutto, bashkëshortes së tij, Zardari mori drejtimin e Partisë pakistaneze të Popullit, më e madhja në Pakistan. Ai e çoi partinë drejt fitores në zgjedhjet e 18 shkurtit dhe formoi një koalicion me Nauaz Sharif, lideri i partisë së dytë më të madhe në vend, Liga Myslimane Pakistaneze. Koalicioni u prish muajin e kaluar. Asif Ali Zardari ishte përshkruar nga bashkëshortja e tij e vrarë, Benazir Bhutto, si “Mandela i Pakistanit”. Por ndërsa ajo ishte kryeministre, z. Zardari mori një tjetër pseudonim: “Z. 10 Përqindësh”, për reputacionin e tij se kërkonte para për kontratat qeveritare.