E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasting: Zgjedhjet tregues pozitiv për vendin

01/07/2009  Vlerësimi për procesin

Ligjvënësi amerikan Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur edhe si Komisioni i Helsinkit, ishte në Shqipëri me grupin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe bëri një deklaratë lidhur me zgjedhjet e së dielës. “Vlerësimi im paraprak është se në shumë aspekte zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri ishin një përmirësim i dukshëm nga ato të viteve të mëparshme. Natyrisht, që procesi vazhdon dhe transparenca dhe numërimi i votave sipas rregullave do të përcaktojë suksesin e zgjedhjeve. Votimet u zhvilluan me qetësi dhe në mënyrë të rregullt. Procedurat e reja në kodin elektoral synonin korrigjimin e disa të metave që ishin vënë re në zgjedhjet e mëparshme dhe e çuan përpara procesin në mënyrë të konsiderueshme. Por pati edhe disa probleme teknike, si mungesa e bojës në disa qendra votimi, votimi familjar dhe mungesa e disa materialeve të tjera”, - vuri në dukje bashkëkryetari i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, Hasting.

Po kështu, sipas tij, në të paktën dy burgje nuk kishte fletë të mjaftueshme votimi për të gjithë personat që donin të votonin. Megjithatë, në gjykimin e kongresmenit Hastings zgjedhjet ishin një tregues pozitiv për Shqipërinë, si një anëtare e re e NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›