Paskuqan, njerëz të paautorizuar në qendër ndërhyn policia, zgjidhet situata
01/07/2009 Incidentet në QV-të në orët e para të ditës
TIRANE- Gjatë paradites së djeshme në qendrën e numërimit që ndodhet në Paskuqan pothuajse nuk është numëruar asnjë kuti votimi. Shkak i bllokimit të procesit janë bërë mosmarrëveshjet midis komisionerëve të dy partive politike, të cilët nëpërmjet deklaratave publike kanë akuzuar njëri-tjetrin se po manipulonin votat. Mësohet se për të zgjidhur situatën kaotike të krijuar në këtë qendër numërimi kryetari i komisionit ka lajmëruar punonjësit e Policisë së Shtetit. Burime zyrtare pranë policisë së Tiranës thanë se me mbërritjen e forcave të policisë është mundësuar largimi i disa personave që sipas vëzhguesve nuk kanë pasur të drejtë të hynin në ambientet e qendrës së numërimit që ndodhet në komunën e Paskuqanit. Më pas situata kaotike në këtë qendër numërimi është zgjidhur midis komisionerëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Vënia e rregullit ka bërë që punonjësit e policisë të largohen menjëherë nga qendra e numërimit, duke u dislokuar në vendet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ndërkohë nga ana tjetër procesi i numërimit ka rifilluar në mesditë, ku aktualisht ai ka përfunduar pa shënuar asnjë incident gjatë procesit. Roli i policisë në këto zgjedhje ka qenë tepër pozitiv, ku dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar me notën 10 uniformat blu. Për t’i bërë ballë situatës zgjedhore, policia ka angazhuar në terren rreth 5700 efektivë të policisë, të cilët kanë garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Për administrimin e zgjedhjeve drejtuesit e Policisë së Shtetit hartuan një plan masash nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Ndërkohë prej datës 25 qershor e deri pas mbarimit të procesit zgjedhor gjithë strukturat e policisë do të jenë në gatishmëri për parandalimin e çdo ngjarjeje kriminale, për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente. Gjendja aktive e gatishmërisë nuk është aplikuar vetëm në Tiranë, por në të gjitha strukturat e saj vendore.