PS-PD në barazim, dalin emrat e deputetëve të rinj
adi shkembi
Kur janë numëruar rreth 60% e qendrave të votimit në të gjithë vendin, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë fare pranë njëra-tjetrës dhe me numër të njëjtë mandatesh. Deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm PD-ja kryeson me 68 mandate kundrejt 66 mandateve të PS-së, e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 3 deputetë dhe nga një mandat kanë fituar deri tani Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Nga numërimi i 2893 kutive të votimit nga 4753 kuti që janë gjithsej, dy koalicionet kanë nga 70 mandate parlamentare. Situata e barabartë në të gjithë vendin është reflektuar edhe në Qarkun e Tiranës, më i madhi dhe që çon në parlament 32 deputetë. Partia Socialiste me rezultatet e më shumë se gjysmës së kutive të numëruara, ka fituar 16 mandate deputetësh, ndërsa Partia Demokratike 15 mandate dhe Partia Republikane 1 mandat. Në limitet e pragut të lejuar për të hyrë në parlament, 5 për qind, është Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkohë qarqet e Fierit, Beratit dhe Elbasanit, të cilët në total kanë 38 mandate deputetësh, kanë ndryshuar disa herë gjatë ditës së djeshme. Kështu në Fier, sipas rezultateve më të fundit PS ka 8 deputetë, PD 7 dhe LSI 1. Për sa i përket Beratit PS-ja ka marrë 5 mandate deputetësh, sipas rezultateve paraprake, PD-ja 2 dhe LSI-ja 1 mandat. Paraditen e djeshme në këtë qark pranë fitimit të një mandati ka qenë edhe PR-ja. Në Elbasan, duket se do të përqendrohet vëmendja më e madhe gjatë ditës së sotme. Sipas rezultateve në orët e para të mesnatës, të dyja këto forca politike kanë nga shtatë mandate. PD-ja shpalli fitoren në Bashkinë e Peqinit, por PS-së i duhen edhe katër për qind më shumë se kundërshtari i saj për të fituar mandatin e tetë në këtë qark, çka do ta zbriste PD-në në numrin 6. Për sa i përket qarkut të Durrësit, rezultatet nga momenti i parë kur ka nisur procesi i numërimit të votave, ka nxjerrë PD-në fituese me 7 deputetë, PS-në me 5 dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim me një mandat. Qarqet e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Korçës, kanë pasur një rezultat konstant që në nisje të numërimit. Në Qarkun e Kukësit, PD ka fituar 3 mandate dhe PS 1, në Dibër rezultati është 4 me 2 në favor të PD-së, në Korçë të dyja forcat kanë nga 6 deputetë, ndërsa në Gjirokastër PS 3 mandate dhe PD 2. Por sipas këtyre rezultateve të gjithë krerët e partive të vogla, me përjashtim të Metës, duket se do të ngelen jashtë parlamentit. Neritan Ceka, Nard Ndoka, Nikollë Lesi, Dashamir Shehi, Lufter Xhuveli, Arjan Starova, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Erion Veliaj duket se do ta kenë të pamundur të marrin votat e nevojshme për t’u futur në Parlament.
deputetet sipas rezultateve paraprake
Qarku Berat
PS 5 deputetë
Erion Braçe
Fidel Ylli
Ermonela Velaj
Marko Bello
Eduard Bejko
PD 2 deputetë
Genc Pollo
Mehmet Xheka
LSI 1 deputet
Nasip Naço
Qarku Dibër
PS 2 deputetë
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
PD 4 deputetë
Jemin Gjana
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Selami Xhepa
Qarku Durrës
PD 7 deputetë
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduart Halimi
Igli Cara
PS 5 deputetë
Blendi Klosi
Rudina Seseri
Hazir Gashi
Gazmir Bizhga
Klodiana Spahiu
LSI 1 deputet
Lefter Koka
Qarku Elbasan
PS 7 deputetë
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Shegushe Ligori
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Agim Leka
Skënder Hasa
PD 7 deputetë
Lulzim Basha
Ardian Turku
Adriana Gjoni
Rrahim Çota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Sybi Hida
Qarku Fier
PS 8 deputetë
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Albert Çaçi
Fatos Tushe
Armando Subashi
Bashkim Fino
Ervin Koçi
Arben Çuko
PD 6 deputetë
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
Eno Bozdo
LSI 1 deputet
Dritan Prifti
Qarku Gjirokastër
PS 3 deputetë
Arta Dade
Vangjel Tavo
Ethem Ruka
PD 2 deputetë
Genc Ruli
Spiro Ksera
Qarku Korçë
PS 6 deputetë
Ben Blushi
Pandeli Majko
Alfred Dalipi
Mimi Kodheli
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
PD 6 deputetë
Ridvan Bode
Gjergji Papa
Ledina Aliolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Ismail Hoxha
Qarku Kukës
PS 1 deputet
Asllan Dogjani
PD 3 deputetë
Flamur Noka
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
Qarku Lezhë
PS 3 deputetë
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
PD 4 mandatë
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Rrajmond Hoxha
Qarku Shkodër
PS 4 deputetë
Ilir Beqja
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
PD 7 deputetë
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gëzim Dibra
Gjok Uldedaj
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
Qarku Tiranë
PS 16 deputetë
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Kastriot Islami
Sajmir Tahiri
Fatmir Xhafaj
Andis Harasani
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni
Namik Dokle
Enkelejda Shkreli
Eduard Shalsi
Xhemal Qefalia
Dashamir Peza
Ilir Gjoni
Artan Gaçi
Auron Tare
PD 15 deputetë
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Gent Strazimiri
Florian Mima
Ilir Rusmali
Myqerem Tafaj
Luan Skuqi
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Arben Imami
Lajla Pernaska
PR 1 mandat
Fatmir Mediu
Qarku Vlorë
PS 6 mandate
Arben Isaraj
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toçi
PD 4 mandate
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi
PDI 1 deputet
Dashamir Tahiri
PBDNJ 1 deputet
Vangjel Dule
Bakalli: Po na vjedhin votat
Kandidati i Polit të Lirisë në Qarkun e Shkodrës, Gilman Bakalli, denoncon dje vjedhjen e votave të partive të vogla të cilat, sipas tij shkojnë për forcat e mëdha. Ai iu referua qendrës së votimit ku ka votuar së bashku me familjen e tij dhe në përfundim të votimit ka dalë me zero vota. Bakalli theksoi se edhe në qendrat e tjera ku kanë votuar familjarë të tij dhe anëtarë të tjerë të LZHK-së nuk e kanë parë votën e tyre të figuruar gjatë numërimit. “Po na vidhen votat në mënyrë të pamëshirshme”, u shpreh Bakalli, sipas të cilit e gjithë kjo ndodh në momentet e pushimit të grupeve të numërimit.