E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: PS po bllokon procesin e numërimit të votave

 

Partia Demokratike shprehet e gatshme që të zhbllokojë çdo situatë problematike, që mund të krijohet nëpër qendrat e numërimit. Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu u shpreh se gjithçka po ecën normalisht, ndërkohë prania e zëvendës/ministrit Gent Strazimiri në një qendër numërimi, vjen pasi ai është kandidat për deputet në atë zonë. “Gjatë gjithë kësaj kohe Partia Demokratike e ka dëshmuar se nuk është për bllokimin e situatës, por edhe në ato raste kur Partia Socialiste e ka bllokuar, siç kanë qenë disa të tilla gjatë ditës së sotme, ne jemi munduar që kjo situatë të zgjidhet me konsensus. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të shmangur çdolloj problemi që lind gjatë procesit të numërimit të votave”, tha Bregu mbrëmë në një dalje për mediat pak minuta pasi kishte kaluar ora 24.00. Bregu theksoi se asnjë prej komisionerëve demokratë nuk po sjell probleme, përkundrazi në Paskuqan kanë qenë komisionerët socialistë ata që kanë shkaktuar tension.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›