PS: Pafajsia e Kasajt, vrasje e dytë për viktimat e 21-janarit
Tiranë- Partia Socialiste e ka konsideruar absurd dhe të padrejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të Armando Kasajt, shefin e IT-së së kryeministrisë.
Në një prononcim për mediat nga selia rozë, deputeti Saimir Tahiri ka deklaruar se përgjegjësit pë vrasjen e katër qytetarëve me 21 janar nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, ndërkohë që e ka konsideruar vendimin e rradhës, si një vendim të një gjykatë të kapur dhe të ozurpuar nga korrupsioni.
Dhënia e pafajësisë për ish shefin i IT-së në Kryeministri është një vrasje e dytë për familjarët e viktimave dhe të gjithë ne, dhe kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një tjetër konfirmim se gjyqësori është ozurpuar nga korrupsioni dhe qeveria,- deklaroi Tahiri.
Shefi i IT- së në kryeministri Armando Kasaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.
Në pretencën e saj Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 2 vite burg, pasi ai akuzohet për fshirjen e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në Kryeministri të ngjarjes së 21 Janarit, duke penguar kështu zbulimin e të vërtetës. Por sipas trupit gjykues Kasaj nuk e ka bërë fshirjen e filmimeve duke e shpallur atë të pafajshëm.
/IDEA/