E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi, Milo e Veliaj pranë Ramës

07/04/2009  E majta me dy koalicione

Momentalisht janë dy boshtet kryesore ato që shihen sot në kampin opozitar. Nga njëra anë është Partia Socialiste me dy partitë mbështetëse të përhershme të saj: PSD e PDS, por në këtë garë i shtohet dhe një tjetër parti e sapokrijuar - G-99. Në anën tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka nënshkruar marrëveshjen parazgjedhore me Partinë e Gjelbër, si dhe Partia Socialiste e Vërtetë 91, duke dhënë në këtë mënyrë dhe panoramën aktuale të dy koalicioneve të majta. Përmes koalicioneve të përbëra partitë politike në bazë të sistemit të ri zgjedhor, atij proporcional-rajonal, nuk do të jenë nën një ngjyrë të përbashkët, por secila do të garojë për të marrë votat e saj, e njëkohësisht duke treguar dhe peshën reale në elektorat. Çdo votë do të jetë e përcaktuar, pasi zgjedhësit do të votojnë për një subjekt të caktuar, pavarësisht se ai është pjesë e koalicionit.

Koalicioni

Partia Socialiste

Partia Socialdemokrate

Partia Demokracia Sociale

G-99

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›