Topalli letër 26 vendeve të NATO-s
Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, gjatë një konference shtypi tha dje se, i ka dërguar një letër kryetarëve të parlamenteve të 26 vendeve të NATO-s, duke i kërkuar ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes së Shqipërisë me NATO-n.
"Si hap të parë, së bashku me zotin Luka Bebiç, kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, i kemi nisur një letër të përbashkët krerëve të parlamenteve dhe senateve të 26 vendeve anëtare të NATO-s, ku i kërkojmë mundësinë e përshpejtimit të procesit të ratifikimit të këtij protokolli, në mënyrë që të dy vendet tona të bëhen anëtare me të drejta të plota të NATO-s në Samitin e ardhshëm", nënvizoi Topalli. Sipas saj, "kjo letër, pjesë e diplomacisë parlamentare ardhur në vazhdën e veprimtarisë intensive dhe rolit të Parlamentit për ratifikimin e MSA-së dhe për çështjen shqiptare nëpër botë".