SOROS: Ritmi i reformave në Shqipëri, i ngadalshëm

Shqipëria nuk ka bërë progres në disa sektorë strategjikë si në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, zhvillimit të reformave apo marrëdhënieve me shoqërinë civile. Këto janë disa nga rezultatet e publikuara në raportin vjetor për monitorimin e Shqipërisë në procesin e stabilizim asociimit nga fondacioni "Soros". Sipas koordinatorit të këtij projekti, Gjergji Vurmo mungon strategjia në sektorin e drejtësisë, sigurisë, dhe në luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq një masë emergjente që duhet marrë nga qeveria është rregjistri kombëtar i emigrantëve. Raporti sakaq vë në dukje se ka pasur përmirësim në reformimin e sisitemit të burgjeve në vendin tonë dhe në përafrimin e legjislacionit për të cilin ka Kuvendi i Shqipërisë sipas këtij raporti nuk ka ende infrastrukturën e duhur për të hartuar ligje cilësore.