E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remzi Hoxha, dëshmia: Ja skena si u rrëmbye

Për afro 20 minuta ka dëshmuar para trupës gjykuese të Gjykatës së Krimeve të Rënda se si e kanë rrëmbyer para syve punëdhënësin e saj Remzi Hoxha. Në seancën e radhës dëshmitarja Ruzhdo Kërceni e thirrur nga akuza ka treguar se dy persona kanë marrë në oborrin e punishtes së duraluminit biznesmenin shqiptaro-maqendonas Remzi Hoxha.
Më pas ajo ka pohuar edhe për denoncimin që ka kryer në komisariatin nr.3 në Tiranë. Ndërkohë pas kësaj dëshmie prokurori i çështjes ka kërkuar që të përjashtohen nga lista e dëshmitarëve katër prej tyre me pretendimin se nuk gjendet vendodhja e tyre. Pas kësaj Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që tre dëshmitarë të rithirren sërisht e të dëshmojnë. Ndërsa për vidiokonferëncën ku do të dëshmonte nga Italia dëshmitari kyç Avdyl Loshaj nuk do të realizohet për arsye teknike dhe se dëshmia e tij do të merret më anë të letërporosive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›