E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Policia po pengon pa shkak demonstruesit

Partia Socialiste ka deklaruar se pushteti ka ushtruar presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban.

Në një konferencë për shtyp anëtarja e Asamblesë së PS-së Megi Ajtyresa ka theksuar se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të këtij presioni të turpshëm në Shkodër, Lushnje e gjetkë.
 

“Po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje te Shkodrës. Ky koalicion i turpit qeverisës nuk heq dorë asnjë çast nga paudhësitë dhe provokimet por asgjë nuk e ndal dot demonstrimin e zemëratës popullore” theksoi Ajtyresa.

Ajo gjithashtu ka theksuar se kryeministri Berisha duhet t`i hapë rrugë zgjedhjeve të reja duke i dhënë kështu fund krizës politike në vend.
“Sali është e kotë, hapi rrugë zgjidhjes politike, demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja. E cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja” përfundoi Ajtyresa.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›