E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Prokuroria të hetojë për tunelin

Erjon Braçe i kërkoi sërish dje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet për rrugën Durrës-Kukës dhe tunelin e Thirrës, i shembur ditë më parë. Deputeti socialist e cilësoi si të papranueshme heshtjen e prokurorisë, e cila, sipas tij, nuk duhet të veprojë vetëm në raste vdekjesh. "Duam shpjegim se përse prokuroria nuk bën hetim për këtë krim ekonomik kolosal. Në emër të qytetarëve dhe taksapaguesve kërkojmë me forcë një shpjegim publik nga prokuroria për arsyen e moshetimit në vendngjarje", u shpreh Braçe. Sipas tij, fatura financiare për ndërtimin e rrugës së mashtrimit pritet të fryhet, duke e kthyer veprën në mashtrimin më të madh në këto 13 vitet e fundit. "Heshtja e Sali Berishës shton bindjen dhe konfirmon se inaugurimi elektoral i rrugës ka qenë mashtrimi më i madh i viteve të fundit, i barasvlerë me mashtrimin e firmave piramidale", tha Braçe. Fatura financiare e denoncuar botërisht, sqaroi ai, po arrin në vlerën e 1 miliard eurove me taksa. "Fatura pritet të fryhet me një të tretën e parave të paguara deri tani, minimumi, për shkak të manovrës elektorale jo më larg se 25 ditë", paralajmëroi Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›