E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Prokuroria të rihapë dosjen e Durrës-Kukës

 

Deputetët Socialistë, që një ditë më parë inspektuan tunelin Thirrë-Kalimash, dolën dje me një deklaratë, nëpërmjet të cilës i kërkojnë Prokurorisë të hapë hetimet për këtë çështje. Sipas deputetit socialist, Namik Dokle, kjo rrugë u përfundua para afatit, për shkak të ngutjes dhe korrupsionit që ka zaptuar qeverinë. “Bashkë me tunelin duhet të rihapet edhe dosja kundër abuzimeve të mëdha në këtë vepër kombëtare, që duke qenë e tillë, i bën edhe më të rënda ato! Kjo rrugë nisi mbarë si rrugë kombëtare dhe u shndërrua për fat të keq në rrugë elektorale. Nisi mbarë si projekti i shekullit, dhe u shndërrua për turp në korrupsion të shekullit”, tha Dokle gjatë një konference për shtyp në Partinë Socialiste. Deputeti socialist shprehet se, “Të gjithë këto shkelje, bënë që gëzimi i mbarë shqiptarëve për hapjen e kësaj rruge të ngrijë në buzë nga mbyllja e saj, kur ende atje valëviten flamuj të fushatës elektorale. Ndërsa shembja në Tunelin e Thirrës nuk ndodhi si pasojë e strukturave të dobëta shkëmborë”, deklaron Dokle. Deputeti i PS ndalet të sqarojë edhe motivet e vizitës së tyre në tunelin e Thirrës, duke theksuar se shkuan atje për t’i treguar të vërtetën shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›