Skënderbeu mund Dinamon, 7 gola në pjesën e dytë
KORCE- Skënderbeu mori fitoren e 4-t radhazi në kampionat, pasi mposhti 4-3 Dinamon, në një ndeshje të çuditshme të luajtur në Korçë. Megjithëse pjesa e parë përfundoi 0-0, në të dytën u shënuan 7 gola, madje këto në harkun e 21 minutave, me një mesatare një gol në çdo tre minuta. Në fund, ishin korçarët që morën 3 pikët, duke lënë disi zonën e ftohtë të renditjes.
Ndërkohë, Dinamo ka qenë thuajse e pamotivuar në fushë, duke lëshuar shumë në lojën e saj. Blutë gjithsesi e ruajnë të paprekur distancën prej 17 pikësh nga Besa, e cila të premten u mund 3-2 në Krujë. Në ndeshjet e tjera ta luajtura të shtunën, Gramozi arriti të fitonte 2-0 në Durrës përballë Teutës, ndërsa Apolonia barazoi 0-0 me Shkumbinin. Java e 24-t do të mbyllet me takimet Flamurtari-Tirana dhe Vllaznia-Laçi. Në Vlorë pritet të jetë edhe ndeshja më e nxehtë, duke parë edhe ngacmimet mediatike të dy kampeve gjatë gjithë javës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)