PS: “Qeveria dështoi në zgjidhjen e çështjes së pronave”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar në premtimin e saj për zgjidhjen e çështjes së pronave. Sipas kryetarit të Komisionit të Sigurisë në PS, Ylli Manjani, qeveria Berisha ka thelluar problemin e pronave në vend. “Sot ne konstatojmë se pronarët shqiptarë janë praktikisht shumë më larg marrjes së pronës së tyre sesa katër vite më parë. Sali Berisha shtoi konfuzionin dhe abuzimin me të drejtën e pronës në vend”, - tha Manjani. Sipas tij, kjo situatë është krijuar për faktin se korrupsioni qeveritar nga njëra anë dhe gënjeshtrat politike të Sali Berishës nga ana tjetër, kanë bërë që prona të largohet çdo ditë e më shumë nga dora e pronarit të vërtetë. “Sot, sipas Tranparancy International (meqë propaganda e Berishës parapëlqen t i referohet) mbi 60% të ankesave zyrtare për korrupsion dhe abuzim me ligjin bëhen për shkak të pronës. Po sipas kësaj organizate, legjislacioni i Sali Berishës për çështjen e pronave është paqartë, i paplotë dhe abuziv. Pra, as ligje e vendime nuk bëri dot Sali Berisha e jo më t u kthente pronën shqiptarëve, pronë të cilën ua premtoi vetë”, - tha ai. Kryetari i Komisionit të Sigurisë në PS deklaroi se Berisha është tallur rëndë me të gjithë pronarët që prisnin kthimin e pronës së tyre, ndërsa shtoi se edhe ato pak raste që kanë përfituar nga kthimi apo kompensimi, janë persona që kanë përfituar të drejtën e tyre vetëm në sajë të lidhjeve politike të afërta me qeverinë. “Në katër vitet e qeverisjes së Sali Berishës, pronarët panë se si tokat e tyre u zaptuan nga ndërtimet pa leje, pikërisht për shkak të shtyrjes së afateve të legalizimit të ndërtimeve të katër viteve më parë. Ndërsa ata janë të përjashtuar realisht nga çdo e drejtë parablerje mbi ndërtesat publike që janë në proces privatizimi”, - tha ai. Manjani siguroi se PS do të zgjidhë përfundimisht çështjen nëpërmjet harmonizimit të interesave të pronarëve me ato të të gjithë shqiptarëve.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009