E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria e re në rrugën e askundit

Udhëtimet e kryeministrit Berisha në Kukës dhe inagurimi i punimeve në disa rrugë kanë ngjallur dhe reagimin e socialistëve të cilët rrugën Durrës Kukës e kanë quajtur "rruga e asgjëkundit"
Sipas Partisë Socialiste inagurimi i rrugëve pa buxhet është një përpjekje për të fshehur krizën ekonomike dhe politike në të cilën ka hyrë Shqipëria "Dje, Sali Berisha vazhdoi shfaqjen e inaugurimit të rrugëve pa buxhet, në përpjekjen për të fshehur krizën ekonomike dhe politike ku vendi tanimë ka hyrë realisht, në radhë të parë sepse Sali Berishës nuk i intereson vendi, por vetëm pushteti i përfitimeve për oborrin e tij familjar, interesat e të cilit do ta shtyjnë përditë e më shumë në rrugën e asgjëkundit qeverinë shtatanike të dalë nga krimi elektoral i 28 qershori", thuhet në deklaratën e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›