E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria gënjeu, kemi importuar energji

Deputeti socialistë Ilir Beqja ka përsëritur akuzat për qeverinë si përgjegjëse të përmbytjes në Shkodër. Beqja tha gjithashtu se kemi të dhëna nga KEK-u në Kosovë se Shqipëria ka importuar energji dhe njëkohësisht ka ruajtur ujin në liqenet e hidrocentraleve nga e cila erdhi përmbytja.
"Shqipëria nuk ka importuar energji, siguronin përfaqësuesit e qeverisë dhe korporatës.Ndërkohë, e vërteta doli në shesh botërisht dje.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, pohoi dje se gjatë gjithë muajit nëntor dhe pjesës dërrmuese të muajit dhjetor, KEK ka eksportuar energji elektrike në Shqipëri. Pra, Shqipëria ka importuar energji elektrike, edhe pse niveli i kaskadave kishte kaluar çdo kufi dhe çdo normë të lejuar", u shpreh ai. Beqja theksoi se qeveria një ore e më parë, duhet të japë asistencë financiare me lekë në dorë, qindarkë më qindarkë, për të gjithë ato familje që mbajnë ende sytë nga qielli e që nuk arrijnë dot të mbijetojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›