Topi: Përgjegjësi nga institucionet

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe tre ambasadorë në vendin tonë kanë mbërritur në komunën Ana e Malit për inspektimin e zonës.
Në fjalën e tij kreu i shtetit ka deklaruar se kapërcimi i kësaj situate me solidaritet ka një rëndësi të veçantë. Ai ka bërë apel për një ndjenjë përgjegjësie dhe profesionalizmi në institucione.
Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan ka falenderuar presidentin Topi për informacionin që morën duke qenë të pranishëm në zonat e përmbytura.
Presidenti Topi, ambasadori amerikan, John Withers, ambasadori i KE-së, Helmut Lohan dhe ambasadori i Spanjës Montobio më vonë do të vizitojnë edhe fshatin Obot. Deri në këtë fshat ata duhet të shkojnë me varkë, pasi Oboti është i gjithi nën ujë.
Më herët Topi dhe ambasadorët kanë qenë në komunën e Dajçit.