KQZ miraton listat shumëemërore e 14 partive
Ne mbledhjen e sotme KQZ miratoi listat shumëemërore te 14 partive. Afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për plotësimet në dokumentacionin e kandidimit nga ana e partive politike, është ora 19:30 e ditës së sotme
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë për 14 subjekte zgjedhorë që do të konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Tre ditë më parë KQZ ktheu listat shumëemërore të disa subjekteve për plotësim të dokumenteve të kandidatëve për shkak të mangësive të konstatuara dhe për mospërmbushje të kërkesave të kodit zgjedhor, sidomos në kriterin e kuotës gjinore të 30%.
Në mbledhjen e sotme të komisionit, ekspertët e Drejtorisë Juridike të KQZ-së paraqitën dokumentacionin e plotësuar, në përputhje me ligjin, nga rreth 14 subjekte zgjedhore, të cilët pasi kanë bërë korrigjimet e nevojshme në listat e kandidatëve përkatës.
Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi listat shumëemërore të:
1.Partisë Aleanca Demokratike
2.Partisë Toleranca e Re
3.G 99
4.Partisë Socialdemokrate
5.Partisë Balli Kombëtar
6.Partisë Ligj dhe Drejtësi
7.Partisë Republikane
8.Partisë së Reformave Demokratike Shqiptare
9.Partia Socialiste e Vërtetë '91
10. Partisë Forca Albania
11. Partisë Bashkimi Liberal Demokrat
12. Partisë së të Drejtave të Mohuara
13. Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
14. Partia Aleanca e Re
Nga 36 subjekte zgjedhore të regjistruara në Komision deri më sot janë pranuar listat e kandidatëve për 28 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ditës së nesërme (28 maj).
Afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për plotësimet në dokumentacionin e kandidimit nga ana e partive politike, është ora 19:30 e ditës së sotme.
Partitë politike që i kanë dorëzuar që në fillim listat konform ligjit janë: Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Mbrojtja e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia e Gjelbër.
(d.b/BalkanWeb)