E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron presidentin e Raiffeisen Bank

Presdienti i Raiffeisen Bank, Herbert Stepic u dekorua sot me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ky dekorim vjen pasi banka celebroi 5 vjetorin e saj në Shqipëri. Medalja iu dorëzua nga Sekretari i Pergjithshëm i Presidencës. 

TIRANE- Presidenti Bamir Topi akordoi “Medaljen e Mirënjohjes” për presidentin e Raiffeisen Bank, Herbert Stepic. Medalja iu dorëzua nga Sekretari i Pergjithshëm i Presidencës, Aleksander Flloko.
Në ceremoninë që u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të Qeverisë, shoqatave të biznesit dhe trupit diplomatik në Shqipëri. Ky dekorim vjen pasi Raiffeisen Bank celebroi 5 vjetorin e saj në Shqipëri. Presidenti i Raiffeisen Bank, Stepic u shpreh se dekorata që iu akordua përfaqëson punën e të gjithë stafit të bankës, ndërsa zv. kryeministri Genc Pollo deklaroi se hyrja e Raiffeisen Bank në Shqipëri ka modernizuar sistemin bankar shqiptar dhe ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të tjerë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›