Vethëlmohet nëna pas humbjes të së bijës
Nuk e ka duruar dhimbjen për vdekjen e vajzës dhe ka zgjedhur të vetëhelmohet. 46 vjecarja nga një fshat i Shkodrës kishte shkruar një letër për të afërmit ku linte porositë e fundit
SHKODËR- Vdekja e të bijës pak kohë më parë, ka shtyrë një nënë 46 vjeçare nga rrethi i Shkodrës që t'i japë fund jetës me lëndë helmuese.
Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës konfirmuan lajmin tronditës. Ngjarja ndodhi në orët e para të të martës, në një banesë në fshatin Rranza të komunës Bushat. 46 vjeçarja Pashka Vila (Deda) u gjet e pajetë nga të afërmit e saj dhe pranë saj edhe një letër ku tregohej arsyeja.
Sipas burimeve policore, nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje rezulton se 46 vjeçarja kishte konsumuar një sasi të madhe lënde fosfor organik (lëndë helmuese pesticide bujqësore). Të njëjtat burime thanë se në komodinën pranë shtratit të viktimës u gjet dhe një letër e shkruar nga vetë ajo, ku ndër të tjera shprehej se nuk e përballonte humbjen e së bijës. Në letër lihej edhe porosia e fundit, “më varrosni pranë varrit të vajzës sime”.
(d.b/BalkanWeb)