E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Pojar:Çekia mbështet proceset integruese të Shqipërisë

Gjashtëmujori i Presidencës Çeke të BE-së është periudha më e përshtatshme për Shqipërinë për të aplikuar për vend anëtar të BE-së,tha ministri Basha gjatë takimit me ZëvendësMinistrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Tomas Pojar. Aplikimi për vend anëtar i Bashkimit Europian dhe liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët shqiptarë janë prioritete absolute të qeverisë shqiptare dhe të politikës së jashtme, theksoi Basha në takim. Ministri Basha vlerësoi mbështetjen dhe inkurajimin që Presidenca Çeke, vendet e tjera anëtare të BE-së dhe Komisioni Europian i kanë dhënë Shqipërisë në këto dy drejtime të rëndësishme.Ministri Basha dhe Zv. Ministri Pojar vlerësuan se është mjaft i rëndësishëm koordinimi i hapave të mëtejshëm diplomatikë për të realizuar aplikimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. "Stabiliteti politik dhe ekonomik i vendit është një faktor mjaft i favorshëm për investimet çeke në Shqipëri", theksoi Pojar.Në emër të qeverisë çeke, zëvendës ministri Pojar shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO gjatë Samitit të ardhshëm në dt. 3-4 prill në Strasburg/Kehl.Pojar po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të koordinimit të veprimeve ndërmjet Presidencës çeke të BE-së dhe vendit tonë në funksion të avancimit të mëtejshëm të proceseve integruese Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›