E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo,kritikon Topin për vonesën e dekretit për Turkun

Zëvendës kryeministri Genc Pollo ka lëshuar kritika ndaj presidentit Bamir Topi për vonesën e dekretimit të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,Ardian Turku. "Është e pafalshme nga ana e presidentit vonesa e dekretimit nga ana e Presidentit për ministrin e ri", deklaroi Genc Pollo. "Duhet ndërhyrë në kuadrin kushtetues për dekretet",tha Pollo. Deklarata e Pollos u bë gjatë prezantimit të ministrit Turku me stafin e tij. Ardian Turku është kreu i ri i MTKR-së pas shkarkimit të Ylli Pangos nga kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›