Cërrik, grabitet argjendaria miliona lekëshe
Dy persona dyshohen se janë autorë të grabitjes së argjendarisë në qytetin e Cërrikut. Pas denoncimit nga pronarët policia konstatoi se dëmi llogaritet në 7 milionë lekë.
ELBASAN- Një argjendari me vlerë miliona lekë është grabitur mbrëmë në qytetin e vogël të Cërrikut, në qarkun e Elbasanit. Grabitja si ato në filma hollivudianë, është kryer gjatë orëve të natës dhe policia e Elbasanit është vënë në dijeni vetëm sot në mëngjes. Gurie Pëllumbi 60 vjec pronare e argjendarisë, si dhe Serit Isufi 61 vjec, kishin vajtur në mëngjes si zakonisht të hapin dyqanet, kur kanë vënë re grabitjen. Policia dyshon se autorët janë dy persona për të cilët është vënë edhe në kërkim.
Hajdutët kanë hyrë në fillim në dyqanin ushqimor ngjitur me argjendarinë. Pasi kanë grabitur mallra ushqimorë nga dyqani kanë prishur murin ndarës që të lidhte me argjendarinë.
Pas verifikimit policia konstatoi se dëmi i llogaritur nga vjedhja e argjendarisë arrin në 7 milionë lekë. Grabitësit kanë rrëmbyer me 2.9 kg bizhuteri floriri dhe rreth 1.5 milionë lekë, 6000 dollarë kanadez dhe rreth 2000 euro.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një levë hekuri, cantë brezi dhe doreza pune që dyshohet se i përkasin autorëve. Gjurmët e gishtave që janë marrë në vendin e ngjarjes pritet të zbulojnë autorët e grabitjes.
(s.g/BalkanWeb)