PS: Qeveria po tallet me fshatin
Partia Socialiste akuzon qeverinë “Berisha” se me reformat e saj po nxit gjithnjë e më shumë gjëndjen e mjeruar në fshat. Sekretari për bujqsinë në Partinë Socialiste Ervin Bushati tha: “Qeveria shqiptare sot tallet me fshatin, sepse sillet partia paralektorale dhe jo si qeveri e të gjitë shqiptarëve. Vetëm tre argumenta mjaftojnë për t’ju thënë se kjo qeveri dhe kjo qeverisje nuk di se egzistojnë njerëz në fshat. Qeveria kujtohet për subvencionet selektive në bujqësi vetëm në vitin elektoral, ç’ka të bën të kuptosh se këto para do të subvencionojnë militantët. Në rrugët rurale nuk janë investuar me efikasitet paratë e shqiptarëve, në një kohë kur një nga kushtet kryesore të nxjerrjes së produkteve në treg janë pikërisht rrugët e fshatit.
Ndihma ekonomike e qeverisë Berisha nuk ndihmon fshatin, por fushatën elektorale të PD. Vizioni ekonomik i qeverisë Berisha nuk mbështet bujqësinë shqiptare, nuk ka rrugëzgjedhje për daljen nga kriza e çmimeve, por vetëm financon propagandën e dështuar të PD”, tha Bushati.
Meta: Qeveria “Berisha” pa vizion dhe e korruptuar
Lideri i LSI, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në zonën e Petrelës. Në këtë takim kreu i LSI shoqërohej nga Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin, prof.Edmond Panariti, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI së Tiranës, z.Elez Gjoza. Gjatë fjalës së tij kreu i LSI z.Ilir Meta, u shpreh se aktualisht vendi po kalon një gjendje mjaft të vështirë. “Është vërtetë shumë shqetësuese dhe kritike kjo gjendje sociale dhe ekonomike sot në vend, sepse ne e shohim se si rriten përditë çmimet e të gjitha produkteve dhe sidomos të lëndëve të para dhe kjo nuk është një rritje që siç justifikohet Qeveria ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar”, tha Meta. Ai tha se qeveria “Berisha” është e dështuar dhe pa vizion. “Kriza ka ardhur për shkak të politikave të gabuara të Qeverisë aktuale për shkak të korrupsionit në rritje të kësaj Qeverie që erdhi në pushtet me flamurin e luftës kundër korrupsionit, sepse po të shikojmë çmimet e shumë produkteve po lëndëve të para në Kosovë apo Maqedoni janë 40-60% më të lira. Ne kemi të bëjmë me një Qeveri pa vision, kemi të bëjmë me një Qeveri ta mashtrimeve të papara dhe me një qeveri të kapur në flagrancë nga korrupsioni”, tha Meta.
17 Korrik 2008