E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarët me kompetenca të mëdha, por në dorën e Alibeajt



Kancelari i gjykatës, i cili do të ketë kompetenca më të mëdha në administratën gjyqësore, do të jetë pikërisht i varur nga Ministri i Drejtësisë. Sipas nenit 7 për statusin e administratës gjyqësore, kancelari i gjykatës emërohet dhe shkarkohet nga ministri i drejtësisë, sipas procedurave të parashikuara në ligjin numër 9877, datë “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”. Mjafton pikërisht ky fakt, për të konstatuar kontrollin e shumëfishtë që ministri i drejtësisë do të ketë ndaj administratës gjyqësore. Ky kontroll do të jetë jo vetëm me anë të kompetencave të drejtëpërdrejta të ministrit, por edhe duke kontrolluar kancelarët e gjykatave, kompetencat e të cilëve janë më të mëdha se kryetarët e gjykatave, përsa i përket administrartës gjyqësore. Përsa i përket punonjësve të tjerë të administratës gjyqësore, ata emërohen dhe gëzojnë të drejtat e detyrat e parashikuara në ligjin numër 8549m datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Kancelari do të jetë eprori i tyre i drejtëpërdrejtë. Gjithashtu kancelari do të ketë të drejtë që të emërojë personelin e shërbimeve ndihmëse. Trajtimi financiar i punonjësve të administratës gjyqësore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe është i njëjtë me atë të administratës së Ministrisë së Drejtësisë.

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›