PS: Qeveria s’ka paguar sipërmarrësit për shërbimet
Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati, u shpreh se qeveria ka borxhe të shumta ndaj sipërmarrësve për punët e bëra.
“Ministria e Financave në vend që të fabrikoj përgjigje absurde ndaj opozitës, bën mirë t'i përgjigjet me likuidim firmave dhe të respektoj detyrimet ligjore dhe financiare që ka: në afat dhe me përgjegjësi maksimale”, theksoi ai sot në konferencën për shtyp.
Bushati akuzoi qeverinë se nuk ka respektuar kontratat me firmat ndërtuese, duke theksuar se këto borxhe janë zinxhir mbi qafë për biznesin vendas. “Rendja e qeverisë pas taktikave miope populiste, ka lënë vendin tonë pa vizionin e një strategjie definitive zhvillimi ekonomik. Ekonomia sot është e mbyllur brenda zinxhirit të një 'rrethi vicioz' që ka farkëtuar pushteti që qeveris Shqipërinë. Shteti sot e ka mbyllur kapitalin ekonomik të Shqipërisë në një zinxhir borxhesh, ndërkohë që mban peng biznesin, sipërmarrjen dhe kapitalin brenda vendit”, vijoi ai.
Bushati sqaroi se dështimi i lëvrimit në kohë të një Eurobond-i prej 400 milion euro në tregjet ndërkombëtare, ka bërë që qeverisë t’i shterojë durimi -bashkë me likuiditetin financiar. Më tej, zyrtari socialist tha se qeveria nuk ka kryer asnjë nga reformat ekonomike.