PS: Qeveria s'ka dhene pensionin suplementar te ish-ushtarakeve
Partia Socialiste akuzoi dje qeverine "Berisha" per moszbatim te ligjit per ish-ushtaraket. Nensekretari per Programin ne PS, Ilir Beqja, gjate nje komunikimi me mediat, vuri ne dukje se "qeveria vazhdon te mos zbatoje ligjet e nxjerra nga vete ajo". Nje qendrim i tille, sipas tij, mori shkas nga moszbatimi prej me se dy vitesh te ligjit per sigurimet shoqerore suplementare te ushtarakeve. "Me 16 prill 2006 ka hyre ne fuqi ligji 9841, i cili prej dy vjetesh ende nuk eshte realisht i zbatuar. Ne fakt eshte nje ndryshim i ligjit te sigurimeve shoqerore suplementare te ushtarakeve (ligji 9481)", theksoi Beqja. Sipas tij, qeveria e Kryeministrit Berisha erdhi ne pushtet dhe filloi te ndryshoje shume ligje qe gjeti ne fuqi, duke pakesuar te drejta te fituara nga ish-ushtaraket, familjet e deshmoreve apo grupime te tjera sociale. "Ky ka qene nje veprim i verber politik per ato shtresa apo grupime qe nuk kane votuar per te ne vitin 2005. Por, pasi u pakesoi te drejtat ish-ushtarakeve me ligj, qe prej dy vjetesh nuk po ua jep as "me Maliq" ato perfitime qe u njeh ligji", vleresoi nensekretari socialist. Nderkaq, duke vijuar me tej ne denoncimin e ketyre shkeljeve dhe ne evidentimin e fakteve, Beqja beri me dije se "i kujtojme Kryeministrit se Qeveria e tij i ka me shume se mbi 1 miliard leke borxh ish-ushtarakeve".
O.Xhilaga
O.Xhilaga