Berisha: Grup negociator per anetaresimin e plote ne NATO
Qeveria vendosi dje ngritjen e nje grupi negociator, ne menyre qe pala shqiptare te arrije te negocioj me shpejtesi me NATO-n per anetaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne kete organizate. Ky grup negociatoresh, qe do te drejtohet nga koordinatori Kombetar per Integrimin ne NATO, Glori Husi, do te kete ne perberje diplomatet dhe perfaqesuesit e dikastereve me njohurite me te medha ne kete fushe. Keshtu, anetare te ketij grupi pritet te jene perfaqesues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Jashtme, Kryeministria, Ministria e Drejtesise, Ministria e Ekonomise, Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nje pjese te rendesishme ne procesin e negociatave. Kryeministri Berisha deklaroi dje se ky proces ishte jashtezakonisht i rendesishem per vendin dhe per kete arsye ministrat duhet t'i pergjigjen me seriozitetin me te madhe detyrimeve qe dalin nga ky proces. Sipas kreut te qeverise, nese punohej me seriozitet, atehere anetaresimi me te drejta te plota i Shqiperise mund te vinte me shpejt se c'mendohej. "Kompletimi i ketij procesi ben te mundur qe Shqiperia te marre karrigen e saj ne tryezen e perfaqesuesve te te gjitha niveleve te vendeve anetare te NATO-s dhe pritet momenti per anetaresimin e plote qe te marre voten. Keto dite del vendimi i qeverise per grupin negociator dhe i jepet ne kete menyre nje start i fuqishem procesit", deklaroi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Po dje, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, kerkoi impenjimin e te gjithe mekanizmave, institucioneve dhe individeve per te perballuar ne kohe te gjitha angazhimet per permbylljen me sukses te procesit te anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO.
F.Mejdini
F.Mejdini