E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria takson emigrantet

Partia Socialiste i ka kerkuar qeverise qe te heqe dore nga propozimet e reja fiskale, te cilat per here te pare do taksojne parate e emigranteve.
“Per here te pare te taksohen parate e emigranteve. Me kete kigj krijohet mundesia e taksimit te tyre ne 10 perqind ose pengimin e cdo emigranti te investoje parate e sacrifices ketu”, u shpreh deputeti Erjon Brace.Deputeti kontestoi edhe propozimin tjeter te qeverise, i cili takson dyfish biznesin e vogel.  “Ligji eshte evaziv, abuziv, i qellimte per te qene i tille per te takuar biznesin e vogel deri ne qindarken e fundit”, u shpreh Brace.Sipas tij, drafti i qeverise, sipas te cilit cdo shtese kapitali ne biznese tatohet me 10 per qind, kur nuk eshte tatuar me pare dhe qe nuk i dihet burimi, ka shume pika te erreta dhe mund te perdoret ne menyre selektive

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›