Topalli: PS letër KE-së për heqjen e kredencialeve

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon PS-së për një atentat të qëllimshën ndaj Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Ajo deklaron se më 24 janar PS nëpërmjet një letre firmosur nga Arta Dade i ka kërkuar KE-së heqjen e kredencialeve të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare. "Me këtë letër, PS ka kërkuar de facto përjashtimin e Shqipërisë nga Asambleja", u shpreh Topalli. Sipas kryeparlamentares, PS mashtron kur deklaron se kryetarja e Kuvendit nuk respekton proporcionalitetin në delegacionin shqiptar në KE.
Por sipas kryeparlamentares, pasi verifikoi se delegacioni nuk ka mungesë së balancës dhe nuk është shkelur rregullorja, Komiteti i Rregullores ka shkrirë kredencialet e delegacionit shqiptar.
Ajo insistoi se gjatë këtyre ditëve është detyruar të dëgjojë shpifjet e hedhura nga opozita teksa vlerësoi se veprimi i PS është i neveritshëm. "Akti ka vetëm një emër Edvin Kristaq Rama. Dështimi është fati i Ramës", u shpreh Topalli.