Delegacioni, Meta: Topalli ka zbatuar rregulloren

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta reagoi sot pas zhbllokimit të kredencialeve të Shqipërisë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Meta deklaroi se veprimet e kryetares së Kuvendit ishin të drejta dhe pa shkelje. Sipas tij dështoi përpjekja e Partisë Socialiste për të dëmtuar imazhin e vendit.Sipas Metës, Topalli nuk ka shkelur asnjë ligj, por ka zbatuar rregullat. Ai tha se opozita po përpiqet të dëmtojë imazhin e vendit.