E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Rritja e cmimeve, pasojë e politikave të qeverisë

TIRANë- Partia Socialiste ka akuzuar kryemnistrin Berisha dhe Ministrinë e Financave Ridvan Bode si përgjegjës për rritjen e cmimeve dhe inflacionit në vend. Në një deklaratë për shtyp deputetja Olta Xhacka tha se edhe INSTAT u detyrua të pranonte të vërtetën e hidhur të rritjes së skajshme të kostos së jetesës për shqiptarët.

“Edhe INSTAT u detyrua të pranonte të vërtetën e hidhur të rritjes së skajshme të kostos së jetesës për shqiptarët, duke publikuar faktin se rritja vjetore e çmimeve për muajin shkurt është plot 4.4%, ndërkohë që vetëm në krahasim me muajin janar çmimet janë rritur me 1.1%” theksoi deputetja socialiste.

Xhacka theksoi se , "kjo situatë e rritjes së çmimeve të produktit bazë, po e rëndon në mënyrë të papërballueshme gjendjen ekonomike e financiare të familjeve shqiptare, përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë."
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›