8 Dhjetori, mazhoranca premton miting madhështor
Autori i Lajmit: Redaksia
Mazhoranca qeverisëse zhvillon sot një miting në kryeqytet me rastin e 8 Dhjetorit, protestave të studentëve. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar angazhim maksimal për një përgatitje dinjitoze për këtë festë të madhe për shqiptarët, siç e ka quajtur ai. Banderolat e mëdha në gjithë rrugët e kryeqytetit kryesisht në sheshet kryesore, reklamat në televizione, por nisja e përgatitjes së skenës në sheshin Skënderbej që mëngjesin e djeshëm tregojnë angazhimin e madh të strukturave demokrate për çdo detaj. Me rastin e kësaj feste, Lëvizja Studentore “Dhjetor 90” ftoi të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë ditën e nesërme në festën e madhe të pluralizmit dhe të lirisë në Shqipëri.
Kryetari i kësaj Lidhjeje, Bislim Ahmetaj, duke folur para Memoralit të Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, tha se “të gjithë shqiptarët që e duan këtë vend, që e duan Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian, të marrin pjesë ditën e nesërme, më 8 dhjetor, në festën e pluralizmit dhe në festën e lirisë. Pjesëmarrja masive dëshmon kredon tonë finale të pranimit politik dhe qytetar për të sendërtuar pjesëmarrjen në familjen e madhe evropiane”. Ahmetaj theksoi se Lëvizja Studentore 90 e renditi për herë të parë në historinë e saj Shqipërinë në sinkron me lëvizjet politike të Evropës Juglindore për liri dhe demokraci. Ai nuk kurseu as akuzat ndaj së majtës, duke pohuar se ajo po pengon integrimin. “Konstatojmë me keqardhje se, sa herë që dyert e Evropës hapen për Shqipërinë, atavizmat e së majtës kriminale përpiqen ti mbyllin këto dyer, në emër të një pushteti të pavotuar dhe të marrë me dhunë", prandaj theksoi ai "edhe një herë ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar ditën e demokracisë në vend, që u riktheu shqiptarëve lirinë e grabitur dhunshëm prej gati gjysmë shekulli”, - tha ai. Edhe PR ka përshëndetur këtë festë, ndërsa ka ftuar Kryeministrin që ta shpallë atë festë kombëtare. “Duke e konsideruar 8 Dhjetorin një ditë lavdie për të gjithë shqiptarët, PR i kërkon qeverisë që data 8 Dhjetor, të shpallet Feste Kombëtare, si Dita Përkujtimore e Demokracisë”, - pohoi dje Neritan Alibali.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009