Kriza politike dhe ekonomike, Rama ftesë për dialog me Berishën
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përsëri i gatshëm të ulet në një tryezë me kryeministrin Sali Berisha për t i dhënë zgjidhje krizës ekonomike dhe politike që, sipas tij, janë kthyer në një problem serioz. Sipas Ramës, është i nevojshëm diskutimi, sepse indiferenca nuk i shmang këto probleme. Rama tha se PS ka zgjidhje reale për këto probleme dhe është e gatshme ti bëjë ato publike, nëse qeveria do vërtet t u japë zgjidhje. Në rast se nuk pranohet kjo ftesë, Rama tha se janë të gatshëm të nisin protestat në të gjithë vendin. Socialistët kane bërë propozimet e tyre për lehtësimin e efektit të krizës ekonomike botërore, ndërsa kanë kusht të panegociushëm shpërndarjen e kartave falas deri më 28 qershor. Kryesocialisti ka sqaruar më tej dhe pozicionin e PS-së në Kuvend duke pohuar se bojkoti ishte vetëm për atë seancë jo për të gjitha.
Ftesa
Kryetari i PS-së, Edi Rama, i bëri apel kryeministrit Berisha të dëgjojë kambanën për dështimin që kërcënon zgjedhjet taksa e votës dhe e fton të ulet në bisedime. “Dje opozita jonë doli nga Kuvendi jo për ta bojkotuar atë, po për të rritur nivelin e shqetësimit publik për dështimin që kërcënon zgjedhjet, ngaqë Kryeministri vazhdon t u mohojë të drejtën e votës qindra-mijëra qytetarëve, duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit tonë për pasojat katastrofike të taksës së votës”, - deklaroi Kryetari i PS-së. Rama i bëri apel kryeministrit Berisha të pranojë krizën ekonomike në të cilën tashmë është Shqipëria, dhe të punojë me opozitën për të shmangur krizën politike, që sipas PS-së, mund të ndodhë me dështimin e procesit të pajisjes së zgjedhësve me karta identiteti. Si fakt të kësaj krize ai përmendi dhe largimin nga detyra të drejtorit të doganave për rënien e të ardhurave nga doganat. Ai theksoi se Kryeministri vazhdon ta mohojë krizën, duke e qeverisur Shqipërinë si pronar i një firme piramidale dhe duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, njësoj si në vitin famëkeq 1996. “Kriza ekonomike është mes nesh, në çdo familje e sipërmarrje shqiptare. Kriza politike duhet shmangur prej nesh, me angazhimin e të dy palëve dhe mospërjashtimin e asnjë qytetari shqiptar nga procesi zgjedhor. Do apo s do qeveria, në këtë vend janë qindra-mijëra familjet që nuk e përballojnë dot taksën e votës dhe askush nuk mund të mbetet pa votuar, sepse nuk paguan dot për kartën e tij të identitetit”, - tha Rama. Kryetari i PS theksoi se PS është gati të bashkëpunojë me qeverinë për të gjetur një zgjidhje, nëse kryeministri Berisha nuk kërkon manipulimin e zgjedhjeve. “Ne kemi zgjidhje nëse qeveria do vërtet të bëjë zgjedhje. Ne e dimë si zgjidhet kjo krizë paaftësie e papërgjegjshmërie, nëse Sali Berisha nuk ka qëllimin e mbrapshtë të manipulimit të zgjedhjeve. Ne jemi gati të ulemi për ta zgjidhur këtë nyje që rrezikon të mbysë zgjedhjet, por jemi po ashtu gati të ngrihemi në të gjithë Shqipërinë, nëse ata që e sollën procesin deri në këtë pikë të hallit duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve euroatlantike”, - tha ai. Në fund të deklaratës, kryetari socialist i kujtoi kundërshtarit të tij se mbi të do të bjerë barra e përgjegjësia historike për një dështim të zgjedhjeve që askush nuk e dëshiron.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009