E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet e zemres, shfaqen pas gripit

Virozat gripale te cilat kane prekur nje numer te madh njerezish gjate ketyre dy muajve te fundit kane sjelle edhe probleme te tjera anesore. Kryesisht keto probleme jane ndier ne aparatin kardiovaskular ku pacientet kane pasur rrahje te shpeshta te zemres si dhe probleme te tjera. Mjeku kardiolog, Valer Manushi tregon se keta paciente duhet te jene shume te kujdesshem si ne perdorimin e medikamenteve te zemres ashtu edhe ne ato te gripit.
Virozat
Pavijonet e spitaleve kete periudhe kane qene te mbushura me paciente te cilet kane kaluar virozat gripale. Por, sipas mjekeve kardiologe ajo qe vihet re eshte se te semuret kardiake jane prekur shpesh nga virozat e stines. Personat e brezit te trete, 60-vjecaret, te cilet e kane te pamundur te durojne te ftohtin, vec tensionit dhe diabetit kete jave kane pasur shqetesime edhe me zemre. "Vete viroza shkakton nje rendim te ekuilibrit te personit cili vuan nga semundje kardiake. Ky ekuiliber eshte vendosur me ane te mjekimit qe merr dhe qe percaktohet nga mjeket kardiologe. Viroza qe shkakton temperature te larte, crregullim i metabolizmit, ndryshmet hormonale prishin kompensimin dhe balancimin tek pacienti dhe sjellin probleme te tilla si crregullime te rrahjeve te zemres, frymemarrje e veshtiresuar dhe enjtje e kembeve. Po keshtu negativisht mund te ndikoje edhe nje komplikacion pulmunar nga mushkerite, nje bronkit, sekrecionet apo bronkopneumonia te cilat shpesh here reflektohen ne zemer" thote kardiologu Manushi. Stina e ftohte e dimrit dhe temperaturat nen zero grade celsius e kane rritur numrin e pacienteve me zemer dhe shkaktare per kete eshte moti i ftohte qe ngre tensionin e gjakut, duke shkaktuar ne kete menyre krizat e zemres.
Komplikacionet
Pacientet te cilet kalojne nje viroze gripale te rende mund te kene komplikacine te ndryshme. Sipas mjekeve kardiologe virusi mund te preke cipen e zemres dhe nese ajo nuk trajtohet ne momentin e pare, sjell probleme afatgjata ne shendetin e pacientit. "Ajo qe do te ndaja une, si nje lloj komplikacioni qe prek cdo lloj moshe, te semure dhe te shendoshe nga ana e zemres eshte kur virusi lokalizohet ne cipen e zemres (perikardite). Prekja e cipes se jashtme te zemres fillimisht jep dhimbje, pastaj mbushet me uje cipa e jashtme qe rrethon zemren. Ne qofte se sasia e ujit do te shtohet shume ajo bllokon punen e zemres, e tamponon. E gjithe kjo shkakton rrahje te shpejta te zemres, veshtiresi ne frymemarrje, ulje te tensionit" ka nenvizuar Manushi. Sipas tij, mjekimi eshte i thjeshte me preparate anti-reumatizmale. Keto jane lloj suposteje per rreth 10 dite situata normalizohet se bashku me mjekime te tjera shoqeruese.
Keshillat
Sipas mjekut kardiolog, Valer Manushi, jane te shumte pacientet qe kane pasur probleme me zemren dhe crregullimet e tensionit dhe ne raste te tilla mjeket jane te detyruar te rrisin edhe dozen e mjekimit. "Te perdoresh alkoolin per te perballuar te ftohtin nuk eshte aspak menyra e duhur". Sipas tij, konsumimi i tepert i alkoolit dhe i me shume se nje kafeje ne dite nga te rinjte dhe moshat e tjera eshte krejtesisht i rrezikshem per shendetin dhe kryesisht per zemren e tyre. Personat qe kane shqetesime nga zemra, por edhe personat qe e kane trupin e tyre krejtesisht te shendoshe rekomandohet te konsumojne lengje edhe gjate stines se dimrit. "Per te pasur nje shendet te plote pa shqetesime zemre eshte mire te mos nderpritet marrja e sasise se lengjeve me vitamina si B1, B6 dhe vitamina C. Ne vend te kafeve te teperta te rinjte dhe te moshuarit duhet te konsumojne caj, i cili ne kete kohe ben mire per cdo lloj semundjeje" ka pohuar Manushi. Nje tjeter keshille eshte edhe shmangia e levizjeve te teperta ne oret ku te ftohtet eshte ne maksimum, si ne mengjes dhe ne mbremje.
Simptomat
Veshtiresi ne frymemarrje
Rrahje te shpeshta
Pulsi 100 deri 150
Shtrengim te gjoksit
Ndryshime hormonale
Prishje e metabolizmit
Temperature te larte
Enjtje te kembeve
Keshillat
Marrje e medikamenteve kunder gripit
Shtim te dozes se ilaceve te zemres
Marrje vitaminave
Konsum i lengjeve
Konsulte me mjekun kardiolog
Marrje e antibiotikeve
Injektim te vaksines anti-grip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›