Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën
“Qëndrimi i Greqisë njihet shumë mirë dhe nuk do të ndryshojë”, deklaroi numri një i ekzekutivit grek në një intervistë për një të përditshme serbe. Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i qeverisë helene, ka theksuar se stabiliteti dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare mbeten çështjet kryesore për Athinën.Gjithashtu, ai nënvizoi se një tjetër çështje të cilës qeveria e tij do t’i kushtojë rëndësi, është edhe ajo e ruajtjes së objekteve fetare dhe kulturore serbe në Kosovë.