Kosova siguron edhe 18 mijë vaksina të tjera për gripin
Sipas institucioneve shëndetësore kosovare, pajisja me vaksina shtesë kundër gripit sezonal ka munguar për disa ditë, pasi zyrtarët kanë vendosur të vaksinohen fillimisht qytetarët me imunitet më të dobët.Me shtesën më të fundit të dozave të vaksinës, numri i përgjithshëm shkon në 50 mijë dhe tashmë qytetarët e Kosovës mund t’I gjejnë ato lehtësisht edhe në farmacitë private.