E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatra të reja zjarri në Rubik, digjet 1 ha me pemë frutore

Zjarri me përmasa të mëdha ka dalë jashtë kontrollit dhe vazhdon të djegë sipërfaqe të mëdha me pemë frutore e tokë bujqësore në malin Kulmë, përballë me qytetin e Rubikut. 

RUBIK- Vatra të reja zjarri janë shënuar mesnatën e djeshme në malin Kulmë, përballë me qytetin e Rubikut. Zjarri me përmasa të mëdha ka dalë jashtë kontrollit dhe vazhdon të djegë sipërfaqe të mëdha me pemë frutore e tokë bujqësore. Një hektar është përfshirë nga flakët ndërsa zjarri u është afruar deri në themele dy banesave të braktisura. Banorë të zonës shprehen se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime municionesh.
Shtabi i emergjencës është detyruar të lëvizë 2 repartet ushtarake të cilat vunë nën kontroll zjarrin e rënë 5 ditë më parë në Arisht të qytetit të Rubikut dhe ti dërgojë ato në Kulmë.
Makinat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërsa zjarri i rënë në Rubik të premten e kaluar tashmë është izoluar. Janë shënuar vetëm djegie sporadike me intestitet të ulët pranë vatrës që dogji me dhjetra ha pisha artificiale. Për shkak të terrenit të vështirë forcat zjarrfikëse e patën të vështirë ndërhryjen ndaj u shtuan dhe forcat e ndërhyrjes të dy reparteve ushtarake. Zjarri përfshiu edhe fshatin Lurth. Deri tani policia ka mundur të shoqërojë dy të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në të dy rastet e zjarreve në Arishtë e Kulmë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›