E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja e kufijve Greqisë. Marrëveshja ankimohet në Kushtetuese

TIRANE- PS depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin kundër marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë. Ankimi i marrëveshjes u dorëzuar nga deputeti i PS-së Saimir Tahiri.

“Me anë të këtij ankimimi partitë formalizojnë vullnetin e tyre për ti kërkuar shqyrtimin e pajtueshmërisë së kësaj kërkese me Gjykatën Kushtetuese.” Deklaroi socialisti Tahiri në një prononcim për shtyp menjëherë sapo depozitoi ankimimin në Gjykatë.

Tahiri theksoi se marrëveshjes i ka munguar trasnparenca si dhe është konktestuar gjerësisht, cka përbëjnë dhe dyshimet e arsyeshme për të kërkuar nga kjo gjykatë shqyrtimin e pajuteshmërisë së saj.

Është një marrëveshje që i ka munguar transparenca në fazën e negocimit dhe të nënshkrimit.Është një marrëveshje gjerësisht e kontestuar nga zëra të rëndësishëm të oponionit publik dhe eksertë të pavarur. Si e tillë është një marrëveshje që ngre të gjitha dyshimet e arsyeshme për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin e pajtueshmërisë së saj. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos të nisë shqyrtimin e saj shqyrtimi parlamentar ndërpritet atuomatikisht”.

Padia është firmosur nga kreu i PS-së, Edi Rama; kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi; ai i PDS-së Paskal Milo; kreu i PDK-së, Nard Ndoka; kreu i G99, Erion Veliaj; dhe ish-drejtuesi i LSI-së, Ndre Legisi.

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se do të jetë ai që do të mbrojë në gjykatë cështjen

Marrëveshja e kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkrua gjatë vizitës së ish-kryeministrit Karamanlis në Tiranë në muajin prill.

Ngjela ka sqaruar se, neni 3 i Kushtetutës së Shqipërisë, “Pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij” është neni ku bazohet kërkesë-padia e partive politike.

Përfaqësuesit e këtyre partive dyshojnë se pas ndryshimit të koordinatave kufitare detare me Greqinë fshihet një aferë korruptive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›